Ndeshja me Izraelin mund të ketë mbaruar në fushë, ndërsa komentet dhe analizat për ndeshjen “agjenturore” vazhdojnë të mbahen ndezur. Për shumë tifozë të Kombëtares, disa gjëra që ndodhën në fushë, kanë mbetur pezull. Më e bukura është se edhe vetë zyrtarët e Federatës, e kanë të vështirë të deshifrojnë ngjarjet enigmatike. Një dialog mes dy zyrtarëve me stemën e FSHF-së, ia vlen të dëgjohet:
-Nuk e kuptova ndërrimin e mbrojtësit Hysaj, me sulmuesin Çani. E bëri Xhani me kokën e vet, apo ishte urdhër?
-Jo, jo nuk është faji i De Biazit, as i shefit të madh, sepse ai u habit edhe vete në tribunë..
-Po atëherë, cili e bëri këtë “magji”?
-Kam dëgjuar se është lojë agjenturash. E kanë bërë izraelitët këtë ndërrim, pa na pyetur fare…
Sfidanti.al