Huan Karlos Osorio nuk do te jete me trajner i perfaqesueses se Meksikes. Tekniku kolumbian 56 vjeçar vendosi te mos e rinovoje kontraten me Federaten Meksikane te Futbolli, gje qe u konfirmua nga vete ky institucion.
‘Pas nje periudhe bisedimesh, takimesh e analizash te thella, Osorio vendosi te lere skuadren perfaqesuese dhe te mos jete pjese e saj per periudhen 2018-2022-theksohet ne komunikaten e Federates Meksikane.
Kontrata e Osorios, qe e mori drejtimin e Meksikes ne 2015, perfundoi zyrtarisht pas Boterorit te Rusise, event ku Meksika arriti ne 1/8 e finaleve ku u eliminua nga Brazili.
Sfidanti.al