Ferguson: I falënderoj të gjithë, shumë shpejt do të jem në “Old Trafford”

Ser Aleks Fergusoni iu drejtua, për herë të parë, opinionit publik mbas operacionit që bëri, duke i falënderuar të gjithë njerëzit që e mbështeten në momentet kritikë, ndërsa premtoi se shumë shpejt ai do të kthehet në stadiumin “Old Trafford”.
“Unë, në radhë të parë, dua të falënderoj të gjithë personelin mjekësor të spitaleve, ku u shtrova. Më besoni se pa kujdesin e madh të treguar nga ky personel, unë nuk do të qëndroja ulur këtu”, vuri në dukje Fergusoni, duke shtuar: “Të gjithë mesazhet që më kanë ardhur nga anekënd, më bën mua që të ndjehem kaq mirë dhe qetë. Prandaj, ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Pak më vonë, unë do të kthehem në ‘Old Trafford’, duke u uruar më të mirën Zhoze Murinjos dhe ekipit të Junajtidit”.
Më 5 maj, Fergusoni tronditi botën e futbollit, pasi u shtrua në spital mbas një hemorragjie cerebrale dhe, si rezutalt, ai iu nënshtrua një operacioni në tru. Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë dhe tani ser Fergusoni ndodhet në një gjendje shumë të mirë.
Sfidanti.al