Klubi i Juventusit e ka treguar me kohë se ai është një mjeshtër i vërtetë në tregun e transferimeve, sidomos, kur është fjala për shitjen e futbollistëve. Një kofirmim të këtij fakti përbën edhe rasti i mesfushorit 21-vjeçar, Rolando Mandragora, që iu shit Udinezes për 20 milionë euro.
Interesant është fakti se Mandragora ka luajtur vetëm një herë me Juventusin, më 2017, madje vetëm katër minuta. Sezonin e kaluar, ai luajti si i huazuar te Krotone, nga ku u thirr edhe në përfaqësuesen italiane.
Sido që të jetë, Juventusi dhe Udineze arritën marrëveshje për transferimin e Mandragorës me një “peshë ”prej 20 milionë euosh, ndërkohë që “Zonja e vjetër” ka të drejtën që ta kthejë në radhët e veta futbollistin në fjalë deri më 2020 për 26 milionë euro. Sidoqoftë, nëse Udineze do ta shesë në të ardhmen këtë lojtar më shumë se 20 milionë euro, Juvja do të marrë përqindjen e saj.
Sfidanti.al