Murinjo shigjeton Liverpulin; Aq para sa shpenzoni,duhet të jeni kampion

“Është më mirë që paratë t’i investosh me mend sesa t’i mbash në bankë”, thotë trajneri i Mançester Junajtidit, Zhoze Murinjo, duke shtuar se, me të vërtetë, Liverpuli ka blerë lojtarë cilësorë.
Liverpuli ka shpenzuar, deri tani, mëse 250 milionë euro për blerjen e lojtarëve të rinj, më 2018. Në “Enfild Roud” erdhën mbrojtësi më i shtrenjtë, Virxhil van Dajk (75 milionë euro), dhe portieri më i shtrenjtë në botë, Alison Beker (65 milionë euro).
Murinjo konsideron se me këto para që ka harxhuar Liverpuli, ai duhet të dalë kampion. “Ky ekip që ka luajtur në finalen e fundit të Ligës së Kampioneve dhe që, tani, është përforcuar me lojtarë kaq cilësorë, normalisht, është kandidat që të dalë kampion në Premier Ligë”, vuri në dukje Murinjo.
Sfidanti.al