Murinjo nuk heq dorë, kerkon sërish Ivan Perishic

Zhoze Murinjo nuk heq dorë nga Ivan Perishic. Trajneri portugez i Mançester Junajtid u ka kërkuar drejtuesve të klubit të tentojnë sërish blerjen e futbollistit kroat nga skuadra e Interit. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi britanik ‘Daily Mirror’ sipas të cilit luzitani e vlerëson në maksimum Perishic që ishtë një prej protagonistëve të padisktueshëm të Kroacisë në arritjen historike të saj në Botëror ku arriti deri në finale.

Problemi në këtë pikë qëndron te Interi që nuk duket se ka ndërmend të privohet nga Perishic, qëndrim që ai e mbajti edhe vitin e kaluar. për më tepër, pretendimi i klubit zikaltër për kartonin e Perishic është 60 milionë Paund ose 67 milionë euro, shifër të cilën Mançester Junajtid duket se është gati ta shpenzojë për rë sjellë kroatin në ‘Old Trafford’

sfidanti.al