Roma po shqyrton të gjithë variantet juridikë që të paraqisë akuzë kundër Barcelonës, për shkak të “grabitjes” nga ana kësaj të fundit të futbollisti Malkolm. Në një konferencë shtypi të djeshme, drejtori sportiv roman, Monçi, sqaroi situatën:
“Ne ishim marrë vesh me Bordon, madje, edhe presidenti i këtij klubi ma kishte konfirmuar se Malkolmi do të transferohej te Roma, kështu që ne i kishin prerë atij edhe biletën e avionit. Por, gjysmë ore më vonë, ai më mori në telefon përseri dhe më tha se kishte pasur disa komplikime dhe se ka mundësi që futbollisti brazilian të transferohej për te Barcelona. Ajo që ka ndodhur, nuk është e vështirë që të merret me mend, po është e vështirë që të kuptohet me logjikë. Ne nuk do ta lëmë kështu këtë çështje”, tha Monçi.
Futbollisti brazilian, Malkolm, në fakt, sikurse shkruan media, ka nënshkruar tanimë më Barcelonën, ndërsa pritet që ai të jetë një përforcim i madh për klubin katalonjas.
Sfidanti.al