Barcelona ‘driblon’ Romen; i vjedh Malcom ne çastet e fundit

Malkom te Roma. U duk nje histori e mbyllur ajo e kalimit te brazilianit te verdhekuqte, por gjerat moren nje kthese te papritur. ‘Fajtore’ ishte Barcelona qe nderhyri ne tratativat mes futbollistit dhe klubit italian, pasi ne fund Malkom zgjodhi pikerisht kampionet e Spanjes.

Dhe gjithcka ndodhi ne momentin kur tifozet ishin mbledhur ne aeroport per te pritur lojtarin. Por jo vetem nga Spanja vijne edhe detajet e transferimit te Malkom te Barcelona. Katalanasit firmosen me futbollistin deri ne vitin 2023 me klauzole 400 milione Euro, nderkohe qe per kartonin e tij paguan 41 milione Euro. Persa i perket futbollistit do te perfitoje 5 milione Euro ne sezon. Te merkuren, Malkom do te kryeje vizitat mjekesore me pas do te bashkohet me skuadren per turneun parasezonal ne SHBA.

Sfidanti.al