Leonardo Bonuçi ben qe media te flase serish per te. Nje vit pas largimit te bujshem nga Juventus te Milani, kapiteni i kuqezinjve duket se ka shfaqur deshiren per t’u kthyer te Zonja e Vjeter.
Lajmi u be i ditur nga Sportitalia duke gjetur edhe konfirmimin e portalit Sportmediaset. Bonuci duket se ia ka shprehur kete deshire edhe drejtuesve te rinj te Milanit te cilet nuk duket se kane ndermend te bejne rezistence duke pare edhe pagen e tij qe ne total arrin ne 10 milione euro ne sezon. Per Bonuçin ka ardhur edhe nje oferte nga Paris Sen Zhermeni prej 35 milione Eurosh, por Milani do preferoje kalimin e tij te Juventus pasi mund te perfshihet ne trataiva edhe kartoni i Gonzalo Higuain i cili eshte shume prane largimit nga Zonja e Vjeter.
Sfidanti.al