Milani, së fundmi, mori një lajm të mirë, duke se ai do të lejohet që të luajë në Ligën e Evropës, kështu që pronarja e re e “kuqezinjve”, korporata “Eliot”, premtoi se do të investojë 150 milionë euro për blerjen e përforcimeve të reja.
Krahas sjelljes së lojtarëve të rinj, me qëllim për ta bërë Milanin përsëri konkurrues si në Itali, ashtu edhe në Evropë, pronarët e rinj kanë planifikuar edhe sjelljen e trajnerit brazilian Leonardo, që, në fakt, ka qenë një kohë të shkurtër trajner i “rosonerëve”, por edhe një drejtor shumë i mirë te PSZH-ja franceze. Sipas medias italiane, një funksion i tillë do t’i ofrohet Leonardos edhe te Milani.
Funksionin e drejtorit sportiv deri pak kohë më parë e ka mbajtur te Milani Marko Fasone, ndërsa tani, krahas Leonardos, si pasues i Fasones përmendet edhe Ivan Gazidis i Arsenalit. Milani, tanimë, ka një president të ri – Paolo Skaroni (71 vjeç).