Para afro një jave përfundoi Botërori i 21-të i futbollit në Rusi që u tregua një mikpritëse e shkëlqyer, ndërkohë që Kupn e Botës e “rrëmbyen” futbollistët fantastikë të Francës që në këtë turne finale, megjithëse nuk treguan ndonjë futboll kushedi se çfarë,e fituan kupën e “perëndeshës” për herë të dytë në histori.
Mbape, Grizman, Pogba, Kante, Zhiru, Matuidi, Varan… shkëlqyen pothuajse në çdo ndeshje, por, sidoqoftë, mjaft itneresante është situata rreth portierit të tretë të “trekolorëve”, Alfons Areaola, që nuk luajti as edhe një minutë në fushë me Francën, por u kthye nga Rusia me medalje të artë!
Gjatë historisë së kampionateve botërore, një rast të tillë ka patur në vitin e largët 1982, kur Franko Barezi dhe portieri Xhovani Gali, pa luajtur as edhe një ndeshje me Italinë, u shpallën kampionë bote. Më vonë, Barezi u bë legjendë e “azurëve”, kurse Gali luajti 19 ndeshje.
Sfidanti.al