Milan mund UEFA, CAS e kthen ne Europa League

Milan kthehet ne Evrope e do te mund te marre pjese ne fazen e grupeve te Europa League ne sezonon 2018/19. Kjo fale Gjykates se Arbitrazhit Sportiv qe anuloi vendimin e UEFA qe denonte kuqezinjte me 1 vit perjashtim nga kompeticionet e saj per mosrespektim te Fair Play Financiar per periudhen 2014-2017.

Vendimtar ne kete çeshtje u be kalimi i pronesise nga duart e Yonghong Li qe eshte nen hetim per falsifikim te bilanceve tek fondi Elliot. Sipas CAS, situata financiare e Milanit eshte permiresuar ne menyre domethenese.

Me kete vendim CAS ia kalon çeshtjen UEFA qe tashme nuk mund ta perjashtoje me Milanin, por do te duhet te jape denime tjera proporcionale.  Behet fjale per vendime per kufizim te merkatos, numer futbollistesh ne skuader ne kupat evropiane, tavanin e pages dhe te ceshtjet e te ardhurave ne kompeticionet e UEFA, pa harruat ketu edhe nje gjobe te mundshme.

Sfidanti.al