Gasol me ekipet e shpëtimit në Mesdhe, ylli kupton jetën!

Për vete nuk njeh thuajse asnjë vuajtje. Mark Gasol është yll i basketbollit që luan në NBA dhe fiton miliona dollarë në vit me profesionin që ka. Po ashtu, ka miliona tifozë që e adhurojnë. Disa prej tyre mund të kenë qenë edhe afrikanët apo sirianët që përpiqen sot të kalojnë Mesdheun për një jetë më të mirë në Europë, me shumë prej tyre që humbasin jetën në det.

Gasol e ka ndjerë shumë këtë fatkeqësi, aq sa vendosi këto ditë të merrte pjesë në operacionet e shpëtimit, siç e tregon edhe fotoja. Ai ishte dëshmitar kur skafi spanjoll nxorri nga uji një grua të pajetë, e cila ishte hedhur në det nga trafikantët. “Angështim, zemërim dhe shumë pafuqi, – kështu i përkufizoi saktë ai ndjenjat e tij, – admirim të thellë për ata që këto ditë janë shokët e mi të ekipit”.

Gjithsesi, njeriu i ndjeshëm dhe i sinqertë Mark Gasol, shpejt do të kthehet tek ekipi i tij në NBA, për të vazhduar karrierën sipas kontratës, ndërsa njerëzit do të vazhdojnë të mbyten në det. E thotë edhe vetë, ndihet i pafuqishëm.

Sfidanti.al