Çelsi, dita e Sarrit: Do t’ju argetojme

Mauricio Sarri nis zyrtarisht aventuren e tij londineze te Çelsi. Trajneri toskan beri prezantimin e tij si tekniku i ri i Bluve te Londres dhe ashtu siç e tha ai vete per te eshte nje nder qe eshte pjese e kampionatit anglez.

‘Eshte nje nder per mua te jem ketu ne Premier League-tha Sarri-e di qe do te jete shume e veshtire per mua, eshte nje kampionat me i komplikuar se Serie A, por une dua te imponoj lojen time ne fushe. Dua te argetohem dhe e di se Çelsi nuk zhvillon lojen tipike angleze dhe kjo ben qe te kem me shume besim’.

Sarri foli edhe per merkaton edhe pse nuk i pelqen qe ta beje kete. Hazard duket se do te largohet, nderkohe qe atij mund t’i bashkohet Gonzalo Higuain.

‘Dihet qe te gjithe duam te mbajme lojtaret me te mire-vijoi Sarri-por te shohim sesi do te shkojne gjerat ne merkaton e transferimeve ne ditet e ardhshme. Une e ndjej veten nje trajner ne fushe dhe jo nje menaxher skuadre’.

Sfidanti.al