Mesin nuk e lënë të qetë as në plazh, kur pushon me familjen

E ka një vend të preferuar për të pushuar, dhe nuk është larg Barcelonës. Lionel Mesi ka shkuar në Ibicë për të kaluar periudhën e plazhit, në pritje të fillimit të sezonit të ri. Gjithsesi, superylli argjentinas nuk ka mundur të jetë krejtësisht i qetë dhe i paangazhuar, pasi kudo në këtë rruzull ka njerëz dhe mund t’i ndeshësh edhe në Ibicë.

Ai po shkonte në një jaht për të udhëtuar në det, por i dolën përpara disa tifozë të cilët kërkuan foto me të. Leo nuk ua prishi qejfin dhe vazhdoi seancën, të cilën e di përmendësh, përpara sesa të vazhdonte ditën e tij të plazhit. Numri 10 i katalanasve është me pushime që kur Argjentina u eleminua nga Franca në turin e dytë të Kupës së Botës, ndërsa shpejt pritet të paraqitet në detyrë tek Barcelona.

Sfidanti.al