Një “ferr” në Turin e Francës, Kris Frum me “shpirt ndër dhëmbë”!

Ishte një “etapë ferri” në Turin e Francës. Ajo e 9-ta mund të mos quhej ndër më të vështirat, pasi nuk kaloi nëpër qafa malesh, por sidoqoftë ishte e tmerrshme. Një pjesë e 156.5 kilometrave të itinerarit ishin të traditës së vjetër, me kalldrëm, duke shkaktuar rraskapitje dhe rrëzime.

Jashtë Turit, Riçi Porte për të dytin vit radhazi, pasi çiklisti australian u rrëzua dhe nuk mundi të vazhdonte. Edhe ai që quhej favoriti, britaniku Kris Frum, u ndje në shumë vështirësi dhe nuk dihet nëse do ta fitojë dot titullin e pestë.

Frum mbeti 1 minutë e 42 sekonda prapa prapa kreun të renditjes që mbahet nga Greg Van Avermet i Belgjikës dhe i skuadrës BMC Rejsing Tim. Xhon Degenkolb doli fitues duke fituar “vrapimin” e fundit ndaj Van Avermetit të Belgjikës dhe Iv Lampertit, edhe ky belg.

Sfidanti.al