“Njëshat” apo “dhjetëshat”? Kush do ta fitojë Kupën e Botës

Nëse Franca do të arrijë që të fitojë në finalen e sotme të Kupës së Botës, atëherë francezi Ugo Loris do të bëhet portieri kapiten i tretë i një ekipi përfaqësues kampion të botës. Dy portierët me shiritin e kapitenit në krah që deri tani e kanë fituar Kupën e Botës, kanë qenë italiani Dino Xof në kampionatin botëror të vitit 1982 në Spanjë dhe spanjolli Iker Kasijas në kampionatin botëror në Mundialin e vitit 2010 në Afrikën e Jugut.
Nëse Kupën e Botës, sot do ta ngrejë Kroacia, atëherë mesfushori i saj, Luka Modriç, do të bëhet lojtari i tretë me nr.10 që si kapiten i ekipit do të ngrejë mbi kokën e tij trofeun aq të vlefshshëm. Para tij, kampione bote me nr.10 mbi bluzën e tyre kanë qenë argjentinasi Diego Maradona në Kupën e Botës 1986 dhe gjermani Lotar Mateuz në atë të vitit 1990 në Itali.

Sfidanti.al