E ndalën penalltitë, Veterani Ignasheviç i jep fund karrierës

Mbrojtësi 38-vjeçar i përfaqësueses së Rusisë, Sergej Ignasheviç, shpalli se i jepte fund karrierës si futbollist në fushë dhe se pjesëmarrja e tij në ndeshjen çerekfinale mes Rusisë dhe Kroacisë ishte e fundit e tij me bluzën e përfaqësueses ruse.
“Kjo ishte ndeshja ime e fundit, pjesëmarrja ime e fundit në një kampionat botëror. Po të mos të kishte qenë ky Botëror, unë do ta kisha mbyllur karrierën time edhe më parë”, deklaroi Ignasheviçi përmes një videomesazhi në rrjetet sociale. Ai, gjatë të gjithë karrierës së tij, ka luajtur me ekipe ruse, ndërkohë që nga viti 2004 është pjesëtar i CSKA-së së Moskës, ku, si kapiten i saj, ka fituar një Kupë UEFA.
Me përfaqësuesen ruse, Ignasheviçi ka zhvilluar 127 ndeshje (rekordmen) dhe ka shënuar tetë gola. Ai bëri të ditur se ka në plan që të bëhet trajner dhe se po pret licencën përkatëse.
Sfidanti.al