Gjokoviç, ja pse je zotëri i sportit: Në Botëror, dua Kroacinë!

Tenisti më i madh i Ballkanit për të gjitha kohët, dhe njëri nga më të mëdhenjtë në botë po për të gjitha kohët, e tregoi veten edhe më të madh. Novak Gjokoviç deklaroi se në Botëror është me Kroacinë, natyrisht pas eleminimit të Serbisë së tij. “Jam me Kroacinë”, – u shpreh ai kur u pyet, ndërsa pasi kroatët eleminuan Rusinë, ai postoi në rrjetet sociale një foto të Modriçit dhe Rakitiçit duke u përqafuar, me diçiturën: “Ju lumtë, mjeshtra, bravo ju qoftë, vetëm përpara”. Rakitiçi iu përgjigj: “Faleminderit legjendë”!.

Natyrisht, jo gjithkush në Serbi mbeti i lumtur, por Gjokoviçi foli që nga Uimbëlldoni. “Ne jemi rritur me vlerat e sportit, – tha serbi, – e di se tek njeriu ndikon ambienti rreth e rrotull tij, por ka edhe disa vlera universale dhe sportive, që të gjithë i njohim”.

Sfidanti.al