Tamam në stilin Putin : Lojtarët tanë u treguan heronj

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cilësoi futbollistët e përfaësueses ruse, “zbornaja”, si “heronj”. “Ata u mundën nga Kroacia, por, mbas një loje të bukur”, deklaroi zëdhënësi i tij, Dmitrij Peskov, para gazetarëve në stadiumin “Fisht” të Soçit. “Për neve, këta djem janë heronj, ne krenohemi me ata”, vuri në dukje në mënyrë kategorike Peskovi.
Trajneri i përfaqësueses ruse, Stanislav Çerçesov, zbuloi se atë e kishte marrë në telefon vetë Putini, se ai i kishte përshëndetur futbollistët dhe e kishte falënderuar për paraqitjen e bukur. “Po, më mori në telefon Putini dhe ne biseduam disa minuta”, deklaroi trajneri rus.
Përfaqësuesja e Kroacisë, fituese e medaljes së bronzit në kampionatin botëror të vitit 1998 në Francë, është gjysmëfinalistja e katërt e kësaj Kupe Bote. Ajo mundi me penallti 6-5, para rreth 44 000 shikuesve, përfaqësuesen e vendit organizator, Rusinë.
Sfidanti.al
an heronj