Nejmar duket se e ka ndjere shume peshen e eliminimit te Brazilit ne Boterorin e Rusise. Sulmuesi i Paris Sen Zhermen qe me shume u be protagonist me simulimet e tij, theu heshtjen duke shfaqur tronditjen e tij pas asaj qe ndodhi ne ndeshjen me Belgjiken.
‘Mund te them qe ky eshte momenti me i trishtuar i karrieres sime-tha Nejmar ne nje postim ne rrjetet sociale-dhimbja eshte e madhe pasi e dinim qe mund t’i shkonim deri ne fund turneut. Eshte e veshtire qe te gjej forcat dhe te luaj serish futboll. Por jam i sigurt se Zoti do te me ndihmoje te perballoj cdo gje. Keshtu qe do ta falenderoj ate edhe ne disfate’.
Sfidanti.al