Ferrari shkelqen ne token e Ljuis Hamilton. Ne pisten e Silverston ne Britani ai qe triumfoi ishte Sebastian Fetel duke lene pas te zotin e shtepise qe garon me Mercedes dhe shokun e tij te skuadres, Kimi Raikkonen.
Fetel e nisi shume mire garen teksa i moro vendin e pare Ljuis Hamilton qe u nis nga pole position. Vete britaniku u perfshi ne nje incident me Raikonen me finlandezin qe u denua me 10 sekonda nderkohe qe Hamilton zbriti shume poshte ne renditje.
Spektakli i vertete ne kete gare u pa ne castet e fundit kur ne 2 raste u desh nderhyrja e makines se sigurise per aksidentet e Erikson dhe Groszhan. Ferrari perfitoi per te vene gomat soft ne makinat e Fetelit dhe Raikonenit.
10 xhirot e fundit ishin shume emocionuese. Fetel kreu nje parakalim kryeveper ndaj Botas qe po kryesonte garen, me finlandezin qe me pas e kaloi edhe shoku i tij i skuadres Hamilton. Ne fund edhe Raikonen parakaloi bashkekombasin e tij per te plotesuar podiumi .
Me kete fitore, Fetel e zgjat kryesimin ndaj Ljuis Hamilton pas 10 garave te zhvilluar duke e cuare ne 8 diferencen me rivalin e tij.
Sfidanti.al