Orakulli quhet Ibrahimoviç: Suedia do të bëhet kampione bote!

Zllatan Ibrahimoviçi, me të vërtetë, po argëtohet në ligën kryesore amerikane, MLS, ku në ndeshjen e fundit të ekipit të tij, LA Galkasi, ai shënoi golin e 500-të në karrierën e tij. Sigurisht që ka shumë tifozë që do të donin ta shihnin idullin e tyre në Botërorin e tanishëm në përbërje të përfaqësueses së Suedisë që në çerekfinale do të ndeshet me Anglinë. Por, megjithatë, Suedisë po i ecën mirë edhe pa Zllatanin që, nuk priti shumë që të prononcohej lidhur me paraqitjen e përfaqësueses suedeze në Mundial, nga e cila ai hoqi dorë vetë mbas Evropianit 2016.
“Ata vetëm se duhet të vazhdojnë që të luajnë si deri tani, ata janë një ekipi i vështirë për çdo ekip tjetër në Botëror dhe atyre është shumë e vështirë që t’u shënosh gol. Ekipi suedez vetëm se duhet t’i përmbajë emocionet, sepse ka shanse të mëdha. Ai mund të bëhet kampion bote”, deklaoi Ibra.
Sfidanti.al