Thuajse kurrë nuk kanë qenë të sigurt nga 11 metra larg. Futbollistët e Anglisë janë pranë një tjetër seance torturuese penalltish, ndërsa ndeshjen me Kolumbinë në Kupën e Botës. Gjashtë herë nga 7 kanë dështuar në turnetë e mëdhenj.
Kjo nisi në 1990, ndaj Gjermanisë Perëndimore, në gjysmëfinalen e Botërorit, ku Stjuart Pirs e Kris Uodëll gabuan. Ishte sukses sprova e parë në Euro 1996, në çerekfinale ndaj Spanjës, ku të katër lojtarët u treguan të saktë, Shirër, Plat, Pirs dhe Gaskoin.
Në gjysmëfinale, veçse, ishte sërish përballë Gjermania, këtë herë e bashkuar, që përsëri i eleminoi me 11-metërsha. Gabimin e bëri trajneri i sotëm, Garet Sauthgejt. Kaluan vetëm 2 vjet, dhe në Botërorin e Francës, ky moment qëlloi fatal përsëri. Anglia u eleminua nga Argjentina, pas daljes me të kuqe të Dejvid Bekamit, me Pol Insin e Dejvid Betin që humbën gjuajtjet e tyre.
Gjashtë vjet më vonë, në Euro 2004, mallkimi i dëmtimit të Uejn Runit, vazhdoi edhe pas kohës shtesë ndaj Portugalisë në çerekfinale. Vetë Bekam gaboi, po ashtu si Darius Vaselli. Portugezët u kthyen si mace e zezë, duke e eleminuar edhe në Botërorin 2006, përsëri në çerekfinale, një ndeshje ku doli me të kuqe Runi. Nga të gjithë anglezët, vetëm Hargriv shënoi. Hera e fundit e penalltive, sërish negative, ishte ndaj Italisë në Euro 2012, ku Pirlo realizoi gjuajtjen si Panenka.
Sfidanti.al