FIFA i ka kërkuar Maradonës që ai të sillet mirë dhe të tregojë më shumë respekt për tifozët e vendeve të tjerë. Skena qëngriti më shumë“pluhur” lidhur me sjelljen e Maradonës, ishte ajo që ndodhi në tribunën, ku ai qëndronte ulur gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Nigerisë. Skena me protagonist Maradonin kishte elementë tërbimi të tij, gëzimi, lot, eufori, kërcime deri në nxjerrjen e gishtave të mesit të të dy duarve!
Në këto kushte, FIFA i dërgoi një paralajmërim me gojë ish-futbollistit legjendar argjentinas, duke qenë se ai është pjesë e programit të FIFA-s, “Legjendat në Botëror” që i siguron atij 12 000 euro dhe shpenzimet e udhëtimit.
“Diego Maradona është një nga emrat më të mëdhenj që po merr pjesë në promovimin e futbollit botëror. Futbollistit që kanë bërë historinë në kampionatet botërorë, duhet të jenë këtu, në Rusi, sepse ata luajnë një rol të madh. Në këto kushte, nga të gjithë ata, veç të tjerëve, kërkohet që të sillen mirë dhe të tregojnë respekt ndaj tifozëve”, vuri në dukje Kolin Smith, shef ekzekutiv i FIFA-s në Moskë.
Sfidanti.al