Manolo është tifozi më i njohur spanjoll që e mbështet përfaqësuesen e Spanjës prej disa dhjetëvjeçarësh me radhë, duke shkuar mbas saj në të gjithë kontinentet, ku ajo ka luajtur.
Për këtë tifoz legjendar, ky është kampionati botëror i 10-të dhe ai është kaq popullor, saqë të gjithë duan që të dalin në fotrografi me të, kështu edhe në Rusi.
Por, nëse problemet shëndetësore nuk e penguan atë që të vinte ne Rusi, atij i doli një problem serioz i paparashikuar, sepse organizatorët rusë nuk e lejojnë atë, për arsye sigurie, që të fusë në stadium daullen e tij aq të njohur. Manolo është aq i dëshpëruar, saqë ka kërkuar ndihmën e kryeministrit rus, Dmitri Medvedjev, ndërkohë që i ka dërguar letër edhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, që ta lejojnë ta fusë dallen e tij në stadium. Manolo thotë se është e pakuptimtë që ai të hyjë në stadium pa “armën” e tij kryesore të mbështetjes – daullen .
Sfidanti.al