Suedia po konvertohet ne ‘vrasesen e gjigandeve’ te futbollit evropian. Skuadra skandinave u kualifikua per ne Boterorin e Rusise pasi la pas dy emra te medhenj si Holanda dhe Italia. Kurse tani u kualifikua per ne 1/8 e finaleve duke e lene jashte pragut te kesaj faze kampionet tashme te eliminuar te Gjermanise.
Rrugetimi i Suedise deri ketu nuk ka qene aspak i lehte. Ne fazen kualifikuese Suedia ishte ne nje grup me Francen, Holanden, Bullgarine, Bjellorusine dhe Luksemburgun. Skuadra e Anderson, ne ekstremis arriti te renditej e dyta me te njejten kuote pikesh me Holanden, por me golavarazh me te mire.
Pas kesaj Suedia luajti fazen e Playoffit dhe perballe kishte as me pak e as me shume por Italine 4 here kampione e botes. Shume pak persona besonin ne kualifikimin e Suedise, por kjo e fundit ia doli mbane serish fitoi 1-0 ne fushen e saj, barazoi 0-0 ne San Siro.
Ne Rusi, Suedia po shkruan nje tjeter faqe te historise. Ne nje grup te komplikuar, ajo doli fituese, perpara Meksikes, duke lene perfundimisht jashte Gjermanine. Endrra vazhdon.
Sfidanti.al