Ritualet janë bërë një dukuri e zakonshme dhe e shpeshtë midis futbollistëve dhe të afërmeve të tyre që besojnë se pa to ata nuk do të kenë fat, kur të dalin në fushat e futbollit.
E ëma e Kristiano Ronaldos, Dolores Aveiro, psh., ndez qiri para çdo ndeshjeje të të birit të saj dhe këtë e bëri edhe para ndeshjes së fundit me Portugalisë me Iranin. Në fakt, një ditë, ajo harroi që ta ndizte qiriun dhe e dini se çfarë ndodhi? Kristiano, atë ditë, para dy vitesh, në kampionatin evropian të Francës, humbi penallti në ndeshjen me Austrinë.
Por, kësaj here në ndeshjen me Iranin, e ëma e tij, Dolores, e ndezi qiriun, por, ai megjithatë, e humbi penalltinë që iu dha mundësia që ta gjuante. Sikurse duket, ritualet jo gjithnjë funksionojnë.
Sfidanti.al