“Nëse ne nuk bëjmë diçka askush nuk do të kujtohet për Zhylin”. Këto janë fjalët e babait të ish-pilotit të Formula 1, Zhyl Biashi, që humbi jetën 3 vjet më parë në Çmimin e Madh të Japonisë. Formula 1 nuk ka pasur ndonjë kujtesë të rëndësishme për heroin e saj të ndjerë, por Filip Bianshi, babai i Zhylit, nuk po gjen qetësi.
Ai ka krijuar Fondacionin “Zhyl Bianshi”, dhe po përpiqet të mbledhë fonde për të ndihmuar. Një nga dëshirat e Filipit është të krijojë një pajisje të re në spitalin e Nisës, aty ku vdiq djali i tij, të quajtur “simulator për pilotët”. Pas kësaj, ai dëshiron të krijojë një shkollë për pilotët.
Bianshi ishte një nga pilotët e rrallë që humbi jetën në Formula 1, që pas rritjes së masave të sigurisë pas vdekjes së Senës dhe Racenbergerit në 1994. Tragjedia e tij tregoi se ky Botëror i shpejtësisë nuk ishte ende i përsosur për sigurinë e tij, pasi makina Marusia e Zhylit u përplas me një eskavator në anë të pistës, ndërsa gardhi i sigurisë nuk ishte i plotë.
Sfidanti.al