Mishërimi i skuadrës së shkatërruar në Botëror ishte Franca e vitit 2010, me mjaft lojtarë që dolën kundër trajnerit Raimond Domenek. Natyrshëm erdhi dështimi dhe francezët, kampionë të botës, nuk e kaluan grupin. Ky Botëror duket se po sjell një mishërim edhe më të plotë të një skuadre të çoroditur plotësisht, Argjentinën.
Lajmet nga kampi argjentinas në Rusi janë që lojtarët jo vetëm kërkuan shkarkimin e trajneri Horge Sampaoli, por edhe arritën të impononin pjesërisht vullnetin e tyre. Futbollistët, të udhëhequr nga Mesi dhe Maskerano, folën me menaxherin e përgjithshëm të Federatës, Burruçaga, dhe fituan të drejtën që të konsultoheshin për formacionin dhe taktikat për ndeshjen e fundit në Botëror, atë ndaj Nigerisë. Kjo ndeshje është shpresa e fundit e Argjentinës për kualifikim.
Sfidanti.al