Karles Pujol ishte ftuar nga televizioni shteteror iranian per te komentuar ndeshjen mes Spanjes dhe Marokut, por nesa duket kjo nuk ishte e thene te ndodhte. Ish kapiteni i Barcelones ne fakt u perzu nga drejtuesit e ketij televizioni. Arsyeja? Ka floket e gjate dhe kete e ka konfirmuar vete Pujol, kampion bote me Spanjen ne 2010.
Sigurisht nje vendim i tille u konsiderua u ekzagjeruar edhe nga opinioni publik iranian, nderkoje qe moderatori i programit ku ishte i ftuar Pujol kerkoi ndjese.
Ne Iran ekziston nje normative e tille sipas se ciles floket e gjate te meshkujt nuk respektojne principet e islamit. Nderkaq edhe ne kombetaren iraniane te futbollit eshte vendosur nje kod sjelljeje qe i ndalob ata te mbajne modele flokesh te ndikuar nga te huajt.
Sfidanti.al