Prej kohësh çmimet kanë “kërcyer përpjetë” dhe do të vazhdojë të jetë kështu. Për këtë arsye, nuk ka habi të madhe që kartoni i një futbollisti 22-vjeçar mund të kushtojë edhe 175 milionë euro, aq sa Jurgen Klop është gati të japë për Marko Asension. Trajneri i Liverpulit, sipas mediave, e ka bërë këtë ofertë tek Reali i Madridit, klauzola e shitjes së të cilit është 700 milionë euro (një tallje e vërtetë kjo shifër, një botë surreale).
Nuk dihet nëse Reali do të pranojë, edhe pse shifra e ofruar është tepër e lartë, nuk dihet edhe nëse Asensio do të jetë dakord të largohet nga klubi i cilësuar më i madhi në botë. Ekziston mundësia e kombinimeve, me synimin e Madridit për të marrë Nejmarin dhe Eden Hazarin, e në një rast të tillë, Asensio do ta kishte më të vështirë vendin në formacion.
Sfidanti.al