Japoni-Senegal 2-2; barazim qe i kenaq te gjithe

Japonia dhe Senegali e mbyllen ndeshjen mes tyre 2-2, nje barazim ky qe nuk lendon e nuk shqeteson askend pasi te dyja skuadrat shohin me besim drejt 1/8 te finaleve.

Japonia dhe Senegali u bene protagoniste te nje loje te hapur dhe sulmuese duke i argetuar te pranishmit. Senegali kaloi i pari ne avantazh me ane te golit te Manè, por ne minuten e 34, Japonia u kunderpergjigj me ane te Inuit duke barazuar shifrat ne 1-1. Ne pjesen e dyte u pa e njejta tablo; Senegali rimori avantazhin ne kete ndeshje me Vaguen, por edhe ne kete rast Japonia reagoi shume shpejt dhe barazoi me Keisuke Honden. Ne fund nuk pati me ndryshime ne rezultat me Japonine e Senegalin qe po vazhdojne te fitojne simpatine e te gjitheve nderkohe qe ato kryesojne Grupin H me 4 pike secila.

Sfidanti.al