Evra rrefen Ronaldon: Eshte nje makineri; mos shkoni per darke ne shtepine e tij

Qe Kristiano Ronaldo eshte prefeksionist dhe nje maniak i stervitjes, kjo dihet boterisht. Por Patris Evra tregon disa detaje ne lidhje me sulmuesin portugez dhe kete e beri ne nje interviste per ITV Sport.

‘Keshilla ime eshte qe kur Kristiano t’ju ftoje per dreke ne shtepine e tij me mire refuzojeni ftesen-tha Evra-nje here shkova per darke te ai dhe ne tavoline gjeta vetem pule, sallate dhe uje. Nuk kishte asnje lloj pije freskuese. Mendova se me vone do te kishte edhe mish, por jo. Pasi mbaroi se ngreni, Ronaldo u ngrit e filloi te stervitej me top, me ftoi edhe mua. Po keshtu me ftoi edhe ne pishine te notoj’.

Por rrefimi i Evrase nuk mbyllet ketu. Francezi tregon edhe sesa ambicioz e kompetitiv eshte Ronaldo.

‘Nje dite Ronaldo luajti ping pong me Ferdinand dhe humbi. Keshtu qe nisi te bertase dhe arriti deri aty sa te dergoje nje kusheririn e tij te bleje tavoline ping pongu duke u stervitur per 2 jave te tera dhe me pas mundi Ferdinandin-vijoi Evra-nuk habitem qe ai deshiron te fitoje Topin e Arte, Boterorin’.

Sfidanti.al