Me apo pa Nejmarin, Brazili në alarm për yllin kryesor

Ai po stërvitej me shokët, kur në një moment pati një grimasë dhimbjeje. Muskujt e fytyrës u shtrembëruan si në agoni, dhe Nejmar e pati të vështirë të vazhdonte xhonglimet me shokët e tij. Menjëherë ndërhynë dy pjesëtarë të stafit të Brazilit, që e ndihmuan sulmuesin të largohej nga fusha dhe të zhvendosej në një sallë të improvizuar pranë saj.

A do të mundet ai të luajë ndaj Kosta Rikës? Duket e dyshimtë, edhe pse ende asgjë nuk është vendosur dhe Brazili nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare. Botërorët duken vërtet si mallkim për të, pasi u dëmtua në çerekfinalen e 2014-s nga Zuniga i Kilit, ndërsa në shkurt pësoi lëndim të rëndë në ndeshjen PSG-Marsejë. Brazili natyrisht ka shumë lojtarë të tjerë në sulm si Kutinjon, Firminon apo Gabriel Zhezus, por Nejmar cilësohet si ylli kryesor.

Sfidanti.al