Huan Ozorio, “spiuni” i anglezëve që zuri “mat” Gjermaninë

Si njeri ka krijuar shpesh polemika, ka qenë kokëfortë, pra ka qenë vetvetja. Huan Karlos Ozorio, trajneri i Meksikës, u vu në qendër të vëmendjes së gjithë botës pasi skuadra e tij mposhti Gjermaninë në Botëror.

Burri 57-vjeçar, që nuk mundi të kishte karrierë të gjatë si futbollist, investoi shumë tek vetja për t’u bërë një trajner i rëndësishëm. Ai shkoi të studionte profesionin në Angli, madje në universitet. Jo vetëm kaq, por qendroi afër stërvitjeve të Liverpulit, kur banonte në atë qytet, në kohën kur ekipin e drejtuan Zherar Hulje dhe Roi Evans. Shkoi më pas në një rol tek Mançester Siti, ku ra në sy për idetë e tij të reja. Jo vetëm kaq, por mësoi shumë nga Sër Aleks Fergusoni, duke përvetësuar mënyrën e të folurit dhe ndryshimet e shpeshta në skuadër.

Në Meksikë nuk i patën shumë qejf këto gjëra, por tashmë të gjithë e vlerësojnë. Nuk është gjë e vogël të mundësh kampionët e botës.

Sfidanti.al