Kaos te Kroacia e Modriçit: Trajneri Daliç përzë Kaliniçin!?

Media kroate shkruan se trajneri i përfaqësueses kroate, Zllatko Daliç, ka vendosur që “t’i vejë vizën” futbollistit Nikola Kaliniç, kështu që këtij të fundit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të kthehet në shtëpi!

Kështu duket se kampionati botëror për sulmuesin e Milanit ka mbaruar, sepse ai refuzoi që të hynte në lojë në ndeshjen ndaj Nigerisë që Kroacia e fitoi 2-0 në kuadrin e Grupit D.

Trajneri kroat donte që ta fuste Kaliniçin në lojë pesë minuta para përfundimit të ndeshjes, por futbollisti i lartpërmendur refuzoi me pretendimin se atij i dhimbte kurrizi, kështu që në vend të tij në lojë u fut Marko Pjapa

Sidoqoftë, ky lajm nuk është konfirmuar ende zyrtarisht, ndërkohë që pritet një konferencë shtypi i trajnerit të përfaqësueses kroate.

Sfidanti.al