Është golshënuesi më i mirë i Portugalisë me 84 gola, shumë më tepër sesa legjenda Euzebio. Është shënuesi më i mirë i kombëtareve që ende luan futboll (Mesi duhet ta dëgjojë këtë), është shënuesi më i mirë në historinë e Realit të Madridit me mbi 450 gola. Është në majë!
Kristiano Ronaldo arriti edhe diçka tjetër pas tregolëshit ndaj Spanjës, duke u bërë i pari lojtar që shënon në 8 turne të mëdhenj. Ai e nisi këtë “ves” në Euro 2004 dhe e vazhdoi në çdo Europian dhe Botëror. Po ashtu, ai është i katërti futbollist që shënon në 4 kupa të botë me radhë pas Uve Zelerit, Peles dhe Miroslav Kloses. Australiani Tim Kejhill mund të bëhet i pesti nëse realizon në Rusi.
Sfidanti.al