Horhe Lorenzo tregon se po perjeton nje forme te shkelqyer. Piloti spanjoll i Dukatit eshte fituesi i provave zyrtare ne Çmimin e Madh te Barcelones qe do te thote se garen e se dieles do ta nise ne vendin e pare.
Lorenzo e pershkoi pisten e Katalonjes me kohen 1 minute 38 sekonda e 680 te mijtat. Ne vendin e dyte u pozicuonua ai qe do te jete shok skuadre me Lorenzon te Honda ne vitin 2019, Mark Markez me vetem 66 te mijtat me shume se bashkekombasi i tij. E ploteson vijen e pare te nisjes nje tjeter pilot i Dukatit, Andrea Doviciozo me 177 te mijtat me shume se Lorenzo.
Ne vijen e dyte te nisjes do te jene Vinjales dhe italianet Ianone dhe Petruçi, nderkohe qe Valentino Rosi nuk shkoi me shume se vendi i 7 ne keto prova zyrtare per shkak edhe te disa gabimeve te tij.
Sfidanti.al