Pa mbërritur mirë në Rusi, brazilianët filluan të provojnë “specialistet” e veçantë rusë. Sikurse shkruan media ruse, pjesëtarë të përfaqësueses së Brazilit para stërvitjes vendosën që të relaksohen në një nga plazhet e Soçit, duke konsumuar vodkën e famshme ruse, por pa e llogaritur masën që duhet të pinin nga kjo pije alkoolike e famshme ruse.
Mediumet rusë shkruajnë se dy lojtarë të Brazilit shkuan të dehur në stërvitje dhe fjala është për dy portierët Alison dhe Ederson që, në fakt, shoqëroheshin në aventurën e tyre edhe nga pjesëtarë të tjerë të stafit të specialistëve brazilianë.
Sfidanti.al