Me ndeshjen e parë mes Rusisë organizatore dhe Arabisë Saudite do të fillojnë eksitimet që do të zgjatin plot një muaj, gjatë të cilit dashamirësit e futbollit do të kenë mundësi të argëtohen me golat që me siguri nuk do të mungojnë në këtë Botëror. Shumëkush pret që në qendër të vëmendjes të jenë yje të tillë si Lionel Mesi, Kristiano Ronaldo, Mohamed Salah, Hari Kein…, por, sipas ish-pjesëtarit të përfaqësueses gjermane Kakau, në këtë event të madh sportiv më shumë do të dallohet Marko Rojs.
“Marko Rojs do të jetë futbollisti i turneut. Ai ishtë një lojtar i klasit të lartë që mund të driblojë mjaft mirë, zotëron një shpejtësi shembullore dhe është shumë i fortë në përfundim të aksioneve. Më vjen mirë që Rojsi do të ketë, më në fund, kampionatin e tij botëror dhe shpresoj se ai do të jetë në formën e tij më të mirë që do të përbënte një kontribut të madh për ekipin gjerman”, vuri në dukje Kakau.