Kete te premte Spanja dhe Portugalia do te perplasin briret ne derbin iberik mes problemeve te shumta. Spanja duket se eshte me favorite pavaresisht asaj qe ndodhi ditet e fundit. Per me teper, ne 35 ndeshje, 16 jane fituar pikerisht nga La Roja.
Por jo vetem kaq, ndeshja me Portugaline eshte me shume se nje sfide e hapjes e fazes se grupeve. Me fakt per spanjollet perballja me luzitanet eshte nje ogur i mire per triumfin final. Kete e tregojne sukseset e saj ne boterorin 2010 dhe Euro 2012.
Ne te dy keto evenimente, Spanjes i eshte dashur te kalojne portugezet per te ngritur trofete e ketyre evenimenteve. Qe Portugalia ka pasur ndikim ne rezultatet e Spanjes ne evente si evropiani apo Boterori vertetohet nga fakti se ne Euro 2004, Portugalia me golin e Nunjo Gomeshit eliminoi Spanjen nga kompeticioni i atij viti.
Sfidanti.al