Kalimi i Nejmarit te Paris Sen Zhermen veren e kaluar per 222 milione Euro vazhdon te diskutohet. Kesaj çeshtjeje i eshte kthyer edhe vete protagonisti, me brazilianin qe deklaroi se ai personalisht nuk do ta paguante kete vlere per veten.
‘Nuk jam shume krenar per kete transferim dhe per faktin qe jam futbollisti me i shtrenjte ne bote-tha Nejmar-jane vetem para. Une nuk do te shpenzoja 222 milione Euro per veten time’.
Tani Nejmar eshte i perqendruar te Boterori i Rusise, por ai ende nuk e ka harruar poshterimin e Brazilit nga ana e Gjermanise te pesuar 4 vjet me pare.
‘Po te isha ne fushe rezultati mund te ishte ndryshe-vijoi Nejmar-kete e them me siguri. Por per fat te keq ne ate kohe ishte fatinai qe vendosi. Duhet ta pranoj edhe pse eshte e veshtire. Ndodhi ajo qe ndodhi tani kemi mundesi qe te fshijme nga mendja ate qe ndodhi ne Boterorin e fundit’.
Sfidanti.al