Java e 6-të e Euroligës në basketboll ka sjellë rezultate vërtetë shumë interesante, por kryendeshja mbeti ajo e zhvilluar në Moskë, midis CSKA-së kryesuese dhe Realit të Madridit. Jo vetëm sepse përballë u vunë dy nga skuadrat më në formë të momentit, por edhe për faktin se ishte një takim dramatik, deri në sekondën e fundit. Eshtë e çuditshme se si një skuadër që fiton tre nga katër periodat e humbet takimin dhe ky ishte pikërisht Reali (17:26, 24:30 dhe 18:22). Ndërsa rusët fituan vetëm periodën e dytë, por me një diferencë të çmendur prej 20 pikësh (32:12) dhe kaq mjaftoi që CSKA të fitojë (91-90) dhe të vazhdojë të kryesojë klasifikimin me pikë të plota, duke qenë sërish një nga kandidatet kryesore për të fituar titullin e madh.
Nënkampionët e Europës, turqit e Fenerbahçe, kanë qenë në një nga ditët më të errëta, duke u mundur nga Baskonja 86-52. Pra verdhezinjtë kanë shënuar shumë pak, madje në 10 minutat e periodës së tretë kanë realizuar vetëm 12 pikë. EA7 Milano shton shpresat për një vend në fazën “paly off”, pas fitores me Efes, ndërkohë që përshtypje po bën skuadra e katërt e Stambollit në Euroligë, Darusafaka, që me fitoren 72-70 ndaj gjermanëve të Bamberg, arrin fitoren e katërt në gjashtë ndeshje të luajtura.
Euroliga/ Java VI
Baskonia – Fenerbahçe 86-52
CSKA Moskë – Real Madrid 91-90
Gallatasaraj – Olimpiakos 89-87
Barcelona – Zhalgiris Kaunas 92-86
EA7 Milano – Anadolu Efes 105-92
Panathinaikos – Makabi Tel Aviv 83-75
Darusafaka Stamboll – Brose Bamberg 72-70
Uniks Kazan – Crvena Zvezda 65-62
Klasifikimi: CSKA 12 pikë, Real Madrid, Baskonia, Panathinaikos, Barcelona, Darusafaka, Febrbahçe 8 pikë, Olimpiakos, EA7 6 pikë, Makabi, Brose Bamberg, Crvena Zvezda, Uniks Kazan, Anadolu Efes 4 pikë, Zalgiris Kaunas, Gallatasaraj 2 pikë