Njeriu më i shpejtë në botë, Usain Bolt, e shprehu, edhe një herë tjetër, dashurinë e madhe që ai ka për futbollin, duke i deklaruar, këto ditë, gazetës franceze “L’Ekip” se aftësitë e tij futbollistike janë aq të mira, sa ai, pa ndonjë problem të madh, mund të luajë më ndonjë ekip të madh dhe dihet se dëshira e tij e madhe është që ky klub të jetë Mançester Junajtidi.
“Në fakt, për mua nuk ka shumë rëndësi klubi, ndoshta, jo në Angli, por kudogjetkë, thjesht, sepse dua që ta provojë veten si futbollist. Shpesh shoh futboll dhe konstatoj se shumë futbollistë nuk janë më të mirë sesa unë. Sidoqoftë, dua të theksoj se klubi im nr.1 është Mançester Junajtidi dhe, në rast se do të marr ndonjë ftesë nga ai, unë do të kap dhe do të hip në aeroplanin e parë për në Londër. Kam besim te Murinjo, sepse ai i dallon menjëherë talentet. Kur të më shoh në praktikë, e di që ai do të më thotë: ‘Usain…”, thotë sprinteri xhamajkan, rekordmen botëror në 100 dhe 200 metra.