Skolari: Të gjithë flasin për Nejmarin dhe Kutinjon, “qershia” është Kasemiro

Trajneri legjendar brazilian, Luiz Felipe Skolari, po e pret fillimin e kampionatit botëror të Rusisë me një padurim të madh, ashtu si edhe çdo tifoz tjetër futbolli anekënd botës. Sidoqoftë, interesante është analiza e tij, si specialist, për përbërjen aktuale të formacionit të Brazilit që, sikurse dihet, drejtohet nga trajneri Tite.

Brazili, në fakt, pragu i fillimit të Botërorit po e gjen në një formë mjaft të mirë dhe gradualisht ai po veçohet si favoriti kryesor për fitimin e titullit, një fakt, për të cilin është i ndërgjegjshëm edhe vetë Skolari, por, megjithatë, në analizën e tij ai arrin në një konkluzion interesant.

“Të gjithë po flasin për Nejmarin dhe Kutinjon, por lojtari që bën dallimin te Brazili, është Kasemiro. Ai i jep ekuilibrin e duhur ekipit, pra është ai që preokupohet më shumë për vendosjen e ekuilibrit dhe është pengesa e parë që u del para kundërshtarëve, duke i prishur planet e këtyre të fundit. Është Kasemiro ai që lejon që Marselo, Nejmari, Kutinjo e të tjerët mund të jenë të qetë, kur nisën për në sulm”, vuri në dukje Skolari.

Sfidanti.al