U mendua se nuk do të kishte ndeshje, aq më tepër pasi Saul Kanelo Alvarez doli pozitiv në kontrollin antidoping. Nuk u mor vesh mirë sesi, por boksieri meksikan u lejua që të vazhdonte karrierën dhe pati bisedime për të riluajtur sfidën e madhe ndaj Genadi Golovkinit, njohur ndryshe si GGG. Njoftimin e dha promotori dhe ish-kampioni Oskar De La Hoja, vetëm pak orë pasi deklaroi se ndeshja nuk do të zhvillohej. Fjala është për në 15 shtator, besohet në Las Vegas.
Alvarez u tërhoq nga ndeshja që do të zhvillohej në mars pasi dështoi në dy teste antidoping, ndërsa tani u arrit një marrëveshje. Dy boksierët u përplasën në ring vitin e kaluar, në një ndeshje që u nxorr në barazim, por që u quajt një padrejtësi ndaj GGG-së që dominoi pjesën më të madhe të raundeve.
Sfidanti.al