SHBA, Kanadaja e Meksika do te presin Boterorin e Futbollit te vitit 2026. Kjo eshte ajo qe vendosi FIFA ne Kongresin e 68 te saj te mbajtur ne Moske, 1 dite para fillimit te Kupes se Botes. Vete Xhani Infantino e komunikoi kete vendim te cilit i bashkangjitet edhe ai i tij per te vene serish kandidaturen per t’u rizgjedhur president i FIFA.
Kandidatura e SHBA, Kanadase, Meksikes e quajtur United 2026, mposhti ate te te Marokut dule fituar 134 vota me favor kundrejt 65 te votave qe shkuan per vendin afrikan. Boterori i 2026 do te jete me i madhi i organizuar ndonjehere ne futboll, pasi ne ate vit do te aplikohet formati i ri me 48 skuadra qe do te luajne 80 ndeshje ne harkun e 34 diteve.
Sfidanti.al