Në “Kamp Nou” mbahet mend si “Mesia”. Pep Guardiola fitoi 14 trofe në 4 sezone me Barcelonën, por tashmë ka një lajm të keq për tifozët e tij të dikurshëm, atë që nuk do të kthehet më si trajner në klub. “Koha ime si trajner përfundoi, – u shpreh bosi i Mançester Sitit, – unë sot jam njeri tjetër, dhe ata nuk më shohin më si atëherë. Nuk mund të rikrijohen rrethanat që na bënë të pushtonim botën. Kishim një president të ri, kishim Çikin (Begiristain, drejtues sportiv), kishim lojtarë të jashtëzakonshëm, kishim edhe futbollistin më të mirë të botës”.
Guardiola vazhdon të ketë suksese, si tek Bajerni, ashtu edhe tek Siti, por gjithsesi epoka tek Barcelona mbetet e veçantë dhe e papërsëritshme. Sot janë larguar disa nga lojtarët e mëdhenj si Ksavi apo Iniesta, ndërsa mosha kalon për të tjerët. Gjithsesi, Pep veçon Mesin. “Është krejtësisht i mëvetshëm (unik), – thekson ai, – kurrë nuk ankohet në fushë, veçse kur nuk i pëlqen diçka, e thotë. Jashtë fushe është tepër i qetë”.
Sfidanti.al