Emri i Hari Keinit, gjatë kohëve të fundit, është lidhur me disa nga klubet mëtë mëdhenj të Evropës, duke pasur parasysh formën e shkëlqyer dhe aftësitë e tij golashënuese që ai tregoi gjatë sezonit të kaluar, por, në fund, ndodhi ajo që edhe u paralajmërua disa herë, se ky futbollist fantastik do të vazhdonte që të qëndronte me klubin, besnikërinë ndaj të cilit vetë Keini e ka treguar disa herë.
Ky golashënues mjaft produktiv që, gjatë sezonit të kaluar shënoi 41 gola në të gjthë konkurrimet, vendosi që ta vërë firmën e tij në kontratën e re gjashtëvjeçare me Totenhemin, kështu që ai do të luajë me ekipin, me të cilin ai ka qenë tifoz që në fëmijëri, deri në vitin 2024. Se sa e do presidenti Daniel Levi beniaminin e tij, e tregon edhe fakti se ai e zgjidhi “qesen”, madje, e ka zgjidhur mirë, edhe pse Totenhemi po ndërton një stiadium të ri.
Media angleze ka filluar të publikojë detajet e parë të marrëveshjes, sipas së cilës, Keini do të fitojë dy herë më shumë sesa deri tani (180 000 sterlina në javë) ose, më saktë, nëse kontrata do të realizohet deri në fund, ai do të arkëtojë gjithsej 90 milionë sterlina.
Sfidanti.al